
Spektakli i se shtunes i ka ndryshuar raportet ne shtepine e “Big Brother”. Nje banore eshte larguar e dy te rinj i jane bashkuar konkurrimit. Anjeza dhe Antonini kane vetem pak ore qe kane filluar nje jete te re, te vezhguar nga kamerat.
Tashme pjese e ketij “reality show”, do te perpiqen te japin nga vetja, te behen shpejt pjese e miqesive tashme te formuara brenda shtepise se “Big Brother”. Si do te priten ata nga banoret me te vjeter? A do te mund te jene te afte per te perballuar sfiden e te sjellin spektakel brenda shtepise me te madhe ne vend? Cilet jane keta konkurrente te rinj? A do te ndryshojne ngjarjet pas mberritjes se Anjezes dhe Antoninit? Sigurisht, pergjigjen e ketyre pyetjeve, por edhe per shume te tjera, publiku do te kete mundesi te njihet me nga afer ne javet ne vijim. Ndersa Anjeza dhe Antoniu kane nisur aventuren e tyre, dy te tjere jane larguar perfundimisht nga “Big Brother”. Mesida ka qene ajo qe ka lene shtepine, vetem dy jave pas hyrjes dhe daljes ne nominim me Qetsorin, Arjonin dhe Aiden.
Rrefehet historia e Republikes
Spektakli i se shtunes, ne puntaten e tij te shtate ka sjelle edhe shume surpriza. Gjate transmetimit, Arbana ka bere te ditur per publikun historine e Republikes, konkurrentes nga Lazarati. Kur ka qene e vogel, ne moshen njevjecare, eshte braktisur nga nena e saj. Kete rol kaq te rendesishem ne jete, per Biken e ka luajtur gjyshja. Ka qene pikerisht ajo qe i ka dhuruar vajzes dashurine e munguar. Ajo u mireprit nga familja e xhaxhait te saj, i cili nga ana e tij iu be baba. Kjo ishte familja qe i qendroi prane, qe e rriti dhe qe e drejtoi drejt rruges se jetes. Kur njeh dhimbjen, ke vec dy mundesi: te humbasesh ne te, ose te rritesh me te. Bika gjeti kurajen e nevojshme te rritet me dhimbjen dhe te rritet shpejt. Me shume se gjaku, me familjen qe e rriti, Bika eshte e lidhur shpirterisht, me shume akoma eshte e lidhur me gjyshen e dhimbsur. Gjate transmetimit, Arbana lidhet me Republiken dhe i thote se nen jastek, gjendet nje pusulle. Aty shkruhet: “Kam provuar te te mesoje se ne jete, mund te shohesh dike nga lart poshte, vetem atehere kur te duhet ta mesosh te ngrihet…”. Me pas Arbana i thote Bikes, se nje tjeter pusulle, gjendet per te nen tapet. “Kam provuar te te mesoj, se ne jete nuk eshte e rendesishme te kesh letrat e duhura, por te luash mire gjithsesi, edhe me nje dore letrash te gabuara”. Me pas Arbana e fton Republiken te drejtohet per ne dhomen e gjumit. E pret nje tjeter pusulle. Por ne fakt, ne dhomen e gjumit, Bika gjen me te bukuren “pusulle” dhe surprize, gjyshen e saj. Takimi ka ngjallur shume emocione, ka patur edhe lot. E mallengjyer per pranine e saj, Bika e ka prezantuar ate si “nenen e saj te vertete”. Gjithcka ka zgjatur pak minuta dhe Bika i eshte rikthyer serish lojes.
“Mashtrimi” me eliminimin
Qe ne fillim, Arbana ka shpjeguar per publikun se mbremja e shtate e spektaklit nuk do te kishte nje, por dy te eliminuar. Pas largimit te Mesides, u njoftua se te gjithe banoret do te jene ne nominim.
Banoret e rinj hyjne ne shtepi
E para qe ka hyre ne shtepine e “Big Brother” ka qene Anjeza. E prezantuar si banorja e re, ajo u ka cuar banoreve edhe nje zarf me lajmin e keq e te rreme te eliminimit te nje konkurrenti te dyte pas daljes se Mesides. Ne kete moment te gjithe banoret kane qene ne nominim dhe Vellai i Madh u ka dhene mundesine qe secili prej tyre t‘i drejtoje nga nje mesazh publikut qe t‘i votoje per te vazhduar lojen. Antonini ka qene banori i dyte i ri qe ka hyre ne shtepine “Big Brother”. Ai ka cuar nje tjeter zarf. Lajmi kete here ka qene i mire. Nominimi i nje personi te dyte ishte thjesht nje shaka e Vellait te Madh.
Rrefehet Mesida
Pasi ka mberritur ne studio, Mesida ka treguar per pervojen e saj brenda shtepise. “Duke qene se u futa e fundit, une u mundova te jem vetvetja, te mos perfshihesha ne intriga dhe te dilja krenare”,-ka thene ajo gjate spektaklit. Mesida ka treguar per afrimin me Bjordin, duke pranuar se ai fillimisht i ka pelqyer, por me vone afrimitetin e ktheu ne nje provokim per Adelen, te cilen e ka konsideruar me antipatiken per te.
Adela eshte kryefamiljarja e kesaj jave ne shtepine e “Big Brother”. Por ne ndryshim nga heret e shkuara, Adela nuk do te kete imunitet
Top Channel