Holmes, 32 mije euro per pamjen

20/03/2009 12:25

Katie Holmes, muajt e fundit nuk ka qene ne forme shume te mire. Shpesh e lodhur me fytyre te terhequr, tregonte me shume se 30 vjec.

Nderkohe flitej se per te qene gati per nje shtatzani te dyte ajo i ishte nenshtruar nje diete dizintoksikuese, keshilluar nga Shentologjia, e cila ka per baze lengjet dhe bimet.

Por ajo i ka lene pas shpine njehere e mire kritikat negative dhe shpenzoi plot 32000 euro per te ndryshuar pamjen e saj te jashtme.

Me rastin e premieres ne Japoni te “Operacioni Valkyrie”, ku luan bashkeshorti i saj, Tom Cruise, Holmes gjate qendrimit ne hotelin luksoz Ritz Carlton ne Tokio, i ka besuar kurave te nje ekipi ekspertesh bukurie.

Katie ka kaluar gjashte ore te parukieri, ku ka vene extensions dhe i ka zgjatur floket e saj te shkurter duke shpenzuar 2000 euro.

Para prezantimit te filmit, Holmes eshte shfaqur me nje lekure te shkelqyeshme dhe me trup modeleje, fryt i trajtimeve te shumta.

Nderkohe tualeti i ka kushtuar 1 mije euro, ndersa ka shpenzuar 21 mije euro te tjera per te patur dhembe super te bardhe.

Top Channel