Reese Witherspoon, aktorja drejt marteses se dyte

19/03/2009 18:55

Reese Witherspoon dhe Jake Gyllenhaal mund te shkojne shume shpejt drejt altarit per te finalizuar dashurine e tyre.

Sekreti eshte zbuluar gjate punes per disa fotografi qe aktorja duhej te bente. Te pranishmit ne stafin organizativ kane vene re nje unaze ne gishtin e Witherspoon, e cila eshte munduar ta fsheshe edhe pse gjithcka u mor vesh.

Por thashethemet datojne pak kohe me pare kur Jake dhe Reese jane pare ne nje dyqan bizhuterish ne New York ku qendruan per rreth 4 ore. 32 vjecarja Reese Witherspoon ka nje vajze 9 vjecare me emrin Ava dhe nje djale 5 vjecar te quajtur Deacon nga martesa e pare me kolegun Ryan Phillippe.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta