Ancelotti: Italia do të jetë në Botëror, ëndërroj që të përballem me “Axurrët” në finale me Brazilin
Vetëm 24 orë pas vendimit për të thirrur Asamblenë brenda 15 ditëve të ardhshme, gjithçka është venë në pikëpyetje. Tashmë është e njohur që ekzistojnë dy palë, “pro” dhe “kundër”.
Këta të fundit, të cilët nuk dëshirojnë të flasin publikisht, pretendojnë se vendimi i mbledhjes së të hënës është i pavlefshëm, pasi asnjë nga ata që kanë hedhur 37 firmat nuk e ka tagrin për të mbledhur Asamblenë. Po ashtu theksojnë se në zyrat e klubit nuk ka mbërritur asnjë dokument që vërteton vendimin.
Një tjetër arsye e fortë e grupimit “kundër” është edhe fakti i ekzistencës së ligjit të kthimit të klubeve sportive në “Shoqëri aksionere”, i cili, sipas tyre, e bën të panevojshëm zhvillimin e Asamblesë, pasi klubi duhet të shkojë drejt privatizimit. Sipas këtyre burimeve brenda klubit, tentativa për thirrjen brenda 15 ditëve është e destinuar të dështojë.
Megjithatë, në ditët e ardhshme përplasjet mes palëve të përfshira në këtë polemikë priten të jenë edhe më të ashpra.
Top Channel