Spears “ndeshkohet”, lexon Biblen cdo dite

18/03/2009 09:40

Ndeshkim i koheve te vjetra, ai qe i eshte dhene kengetares, Britney Spears. Mbreteresha e pop-it, duhet te lexoje Biblen te pakten nje ore ne dite.

Denimi, sipas “Daily Mail” i eshte dhene nga i ati Jamie, i cili merret edhe me interesat ekonomike fort te trazuara te kengetares.

Jamie ka caktuar per te bijen nje sere rregullash te ashpra, per te evituar mundesine qe ajo te beje ndonje prej gabimeve te zakonta gjate turit “Circus Starring Britney Spears”.

Nje burim tjeter, cituar nga “Daily Mirror” tregon se Jamie eshte perqendruar qe asgje te mos shkoje keq gjate turit te Britney. Ndaj ai e ka detyruar te bijen te lexoje Biblen, para se te dale ne skene dhe i ka ndaluar qe te hyje ne internet.

Jamie, madje po kontrollon edhe menyren e te ushqyerit, pasi Britney nuk duhet te haje ne asnje menyre ushqime me shume kalori.

Top Channel