Shkoder, “dorezohen” municionet

18/03/2009 14:15

Kater arka me granada dhe 5 predha antitank jane gjetur te braktisura mbreme rreth ores 21.30 minuta ne periferi te qytetit te Shkodres ne vendin e quajtur ish-zooteknika.

Sipas policise informacioni eshte marre ne rruge operative pas nje telefonate anonime ne sallen operative telefonate, e cila ka treguar me saktesi per ekzistencen dhe vendodhjen e ketyre municioneve.

Menjehere pas marrjes se informacionit ne vendin e ngjarjes shkuan forcat e policise dhe nje Grup i Antiterrorit, ku kane konstatuar te braktisura,  te hedhura ne afersi te nje kanali prane zones se banuar kater arka me granata dore dhe 5 predha kundratanku.

Policia dyshon se keto municione mund te jene lene nga persona qe dikur mund t’i kene marre keto municione ne Repartin Ushtarak qe ka ekzistuar ne kete zone dhe eshte shkaterruar ne vitin 1997.

Top Channel