Kriza, apartamentet e luksit dalin ne shitje

18/03/2009 08:10

Kriza financiare qe ka perfshire vendin, ka nxjerre ne shitje nje sasi te jashtezakonshme dyqanesh, biznesesh dhe apartamentesh luksoze, ndonese cmimet per keto lloj pronash nuk kane dhene asnje shenje uljeje.

Burime nga tregu i pronave te paluajtshme thone se zyrat e shit-blerjeve te pronave jane permbytur nga kerkesat per te shitur apartamente superluksoze apo dyqane nga me te shtrenjtat.

Nevoja per likuiditet te shpejte i ka bindur shitesit te kerkojne bleres direkt ne rruge. Shume kompani te shitblerjes se pronave po perpiqen t’i bindin njerezit se cmimet se paku ne qender te Tiranes nuk kane rene dhe nuk ka gjasa te bien.

 

Top Channel