Gjyqi i Fritz, sot deshmia e psikiatres

18/03/2009 09:40

Nje mjeke psikiatre qe ka ekzaminuar gjendjen e Josef Fritzl, babait monster qe perdhunoi te bijen per 24 vjet, do te deshmoje ne gjyqin e tij.

Adelheid Kastner do te jape mendimin e saj per 73-vjecarin, qe mbajti mbyllur te bijen ne nje qilar dhe beri me te shtate femije. Me pas gjykatesit do te terhiqen per te shqyrtuar provat dhe per te marre nje vendim perfundimtar neser.

Fritzl pranoi akuzat per incest, por hodhi poshte akuzen e vrasjes per njerin nga femijet qe vdiq pas lindjes. Deshmia e sotme e psikiatres do te jete vendimtare per te vendosur se ne c’lloj burgu do te mbahet Fritzl, nese do te shpallet fajtor per shumicen e akuzave.

Prokuroria kerkon qe ai te vuaje denimin ne nje burg psikiatrik. Me pare eshte thene se Fritzl vuan nga crregullime te renda te personalitetit.

Gjithashtu, sot gjykatesit do te degjojne deklaratat e dy eksperteve teknike, ne lidhje me vendimin e tij per ta mbajtur te bijen ne bodrum per thuajse gjysmen e jetes se saj.

Top Channel