Winehouse para gjykatesit per grushtin ndaj fansit

17/03/2009 18:10

Amy Winehouse eshte kthyer serish ne qender te vemendjes pas pushimeve te gjata ne Bahamas qe mendohet se e kane shkeputur perfundimisht nga bota e droges dhe e shkuara bashkeshortore.

Kete here ka qene nje fans qe e ka detyruar te paraqitet para togave te zeza ne Gjykaten e Westminister te Londres. Kengetarja akuzohet se ka goditur nje spektator gjate nje feste te zhvilluar vitin e shkuar. Amy nuk e ka pranuar akuzen e gjykatesit Timothy Workman qe e ka detyruar te paraqitet serish ne gjykate gjate muajit korrik.

Keshtu, ne daten 23 korrik ajo do paraqitet ne gjykate per t’i bere balle akuzes se nje fansi, i cili eshte sulmuar pasi i kerkoi nje foto gjate nje evenimenti bamiresie ne muajin shtator. Amy eshte shfaqur me ne forme se kurre para gazetareve edhe pse rekuperimi i gjendjes mendore duket se po ecen me hapa te ngadalte, pasi albumi i ri do vonoje edhe per shume kohe.

Top Channel