
Te dhenat me te fundit te Bankes se Shqiperise konfirmojne renien jo te vogel te kredise per ekonomine.
Sipas te dhenave, tkurrjen me te forte e ka shenuar kredia ne valute, e kryesisht ajo ne euro, ritmet e se ciles gati jane pergjysmuar.
Gjate muajit janar, kredia e re ne monedhen europiane ishte vetem 45 milione euro duke shenuar pikun me te ulet te dy viteve te fundit. Gjate gjithe muajve te vitit te kaluar kredia e re ne euro per ekonomine, eshte luhatur ne vlerat 70 deri ne mbi 100 milione euro.
Tkurrje ka shenuar edhe kredia ne valuten tjeter me te rendesishme, dollarin, edhe pse kjo e fundit nuk ka ndonje peshe te madhe ne totalin e kredise per ekonomine shqiptare. Ne janar kredia e re ne monedhen amerikane ishte 14 milione dollare. Kredia ne leke vazhdon te kete te njejta ritme rritjeje. Sipas te dhenave ne janar, kredia e re ne monedhen vendase ishte 8.67 miliarde leke
Banka Qendrore thote se ulja e ritmeve te kreditimit ndodh per disa shkaqe. I pari eshte presioni qe sjell kriza financiare, e cila i ka bere bankat me te kujdeshme dhe te kerkojne garanci me shume nga klientet per te kredituar. Por edhe vete kerkesa e bizneseve dhe qytetareve per kredi duket eshte tkurrur, nga interesat me te larta, por edhe nga pasiguria qe krijon situate parazgjedhore, e cila ndikon vendimet e investitoreve.
Banka e Shqiperise pret qe gjate ketij viti ritmet e kreditimit te ekonomise, te pergjysmohen krahasuar me nje vit me pare, duke vleresuar nje ritem rritje prej rreth 20 per qind me baze vjetore. Por kjo mbetet per t’u vertetuar, pasi portofoli i kredise ne Shqiperi, perbehet kryesisht nga kredi afatshkurtra, ndaj ekspertet thone se do duhet nje kohe disamujore per te pare, se cila do te jete tendenca reale e ritmeve te kredise per ekonomine.
Top Channel