Senatoret italiane: Zgjedhjet, prova e madhe

17/03/2009 21:30

Tre nga senatoret me te njohur italiane qe vizituan dje Shqiperine vleresojne progresin e madh te reformave te ekonomise dhe te luftes kunder krimit, qe kane kthyer Shqiperine ne nje shtet modern dhe anetar te NATO-s.

Senatori De Gregorio, ish-kryetari i Senatit, Franko Marini dhe ish-kryeministri i Italise Lamberto Dini thone ne nje bisede ekskluzive per Top Channel se tashme prova e madhe jane zgjedhjet e 28 qershorit, qe nese kalojne ne menyre perfekte e afrojne Shqiperine me familjen europiane dhe mund te shpejtojne procesin e levizjes se lire te shqiptareve.

Me tre senatoret italiane bisedoi drejtori yne i informacionit, Sokol Balla.

Pyetje: Senatori De Gregorio, Shqiperia pas pak ditesh do te jete anetare e NATO-s. Si e vlereson Italia dhe vendet perendimore zhvillimin e deritanishem te Shqiperise?

De Gregorio: Keni bere sigurisht progres te jashtezakonshem, Shqiperia eshte rritur shume dhe e ka fituar me djerse vendin e saj ne NATO. Ne kemi vleresuar jo vetem rritjen ekonomike, jo vetem impenjimin ne reforma, por edhe politiken ushtarake dhe te sigurise. Pa Shqiperine nuk arrihet siguria ne nje zone si Ballkani. Pervec Ballkanit, te gjithe e njohin kontributin qe ka dhene Shqiperia ne sfiden e NATO-s ne luften ndaj terrorizmit dhe integralizmit islamik ne Afganistan. Kunder talebaneve edhe ju keni meriten tuaj.

Pyetje: Jane regjistruar progrese, e megjithate problemet mbeten…

Lamberto Dini, ish-kryeminister i Italise: Sigurisht qe e dime se ne Shqiperi ka korrupsion, sic ka edhe ne vende te tjera te botes. Korrupsioni mbetet nje plage edhe per Europen dhe duhet luftuar. Besoj qe kjo eshte thene, se Shqiperia ka arritur sukses ne luften kunder krimit, kunder krimit te organizuar dhe bandave qe kontrollonin vendin dhe kjo ka sjelle me ne fund stabilitet. Tani sfida mes stablitetit dhe korrupsionit fitohet vetem duke forcuar institucionet demokratike. Dhe ky eshte nje proces qe s’mund te arrihet ne disa dite, por edhe nje progres i vazhdueshem. Dhe me duhet te them se ky progres eshte i dukshem, pavaresisht c’ka thote shtypi nderkombetar apo Departamenti i Shtetit. Shqiperia duhet te inkurajohet te vazhdoje rrugen qe tashme ka ndermarre.

Pyetje: Shqiperia do te jete ne NATO pas pak ditesh. Si duhet te festojme, si triumfatore, apo si nje popull me shume fat?

Franco Marini, senator, ish-kryetar i Senatit italian: Le ta leme fatin menjane. Fati luan rolin e tij ne historine e kombeve, por mendoj se eshte progresi dhe kontributi juaj ne keto 15 vjet. Kjo nuk do te thote se Shqiperia eshte kthyer ne nje parajse te mireqenies, keni probleme dhe keto i shohim edhe ne. Jemi nje popull mik qe kerkon raporte te aferta me ju, por keto progrese kane stabilizuar demokracine. Mbetet sfida e madhe e zgjedhjeve. Edhe ne kemi zgjedhje te rendesishme ne qershor, kemi zgjedhjet europiane dhe pak dite me vone keni edhe ju. Forcimi i demokracise, ky eshte objektivi qe ju ka vene edhe Europa, e qe ndajme edhe ne. Megjithate, besoj se ne marredheniet nderkombetare nuk i behen dhurata dikujt thuasje asnjehere.

Pyetje: Eshte folur shume per liberalizimin e vizave dhe levizjen e lire te shtetasve shqiptare. Qeveria aktuale ka premtuar se ne vitin e pare te nje mandati te dyte eventual, kjo do te arrihet. Kjo do te ishte realizimi i nje endrre per gjithe ne. Por do te jete nje realitet i kushtezuar nga ritimi i reformave, apo ngjyrimi politik i qeverise se ardhshme?

Franco marini: Jo, do te perjashtoja ngjyrimet politike, pasi ne Bashkimin Europian ka nje dallim thelbesor ne kete drejtim, qe i perjashtojme ngjyrimet politike si faktor. Nga ana jone, mbeshtetja ekziston ndaj kesaj aspirate te madhe te popullit shqiptar. Une mendoj se reformat dhe ecuria e tyre, zhvillimi dhe kapercimi ne menyre brilante i raporteve demokratike, korrekte dhe te dukshme ne kete prove elektorale, qe e keni afer, do te krijoje nje klime brenda unionit per te shpejtuar realizimin e kesaj deshire te madhe te shqiptareve.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta