OSBE/ODIHR: Ok, Kodit Elektoral

17/03/2009 19:10

OSBE/ODIHR-i bashke me Komisionin e Venecias i kane dhene note pozitive Kodit te ri Elektoral, i cili eshte vleresuar si nje baze e mire ligjore per zhvillimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme.

Por sic konfirmohet ne rekomandimet e ODIHR-it, perfaqesuesi i Shqiperise ne Komisionin e Venecias, njekohesisht zevendesministri i Drejtesise, Viktor Gumi, thekson rendesine e vullnetit politik per zbatimin e Kodit Elektoral.

“Ky Kod pershendetet si real dhe sipas standarteve. Hartimi ishte faza e pare, vullneti i zbatimit eshte faza e dyte”, ka pohuar Gumi.

Vleresimet dhe rekomandimet per Kodin Zgjedhor, gjithesej 96, jane perfundimtare, por megjithe disa verejtje per nene te ndryshme te Kodit, ne konkluzionin e tij ODIHR ve ne dukje se qendrueshmeria e legjislacionit elektoral eshte e rendesishme per besueshmerine e publikut tek procesi zgjedhor.

Prandaj ODIHR dhe Komisioni i Venecias rekomandojne qe ne te ardhmen, ndryshimet ne parim te shmangen, duke u kryer vetem kur te shikohet i nevojshem permiresimi i pershtatjes se kornizes ligjore me standartet nderkombetare.

“Jane disa projekte te nje natyre teknike me amendamente qe mund t’i kete reforma zgjedhore dhe qe do te sherbejne si baze per legjislaturen e ardhshme”, ka sqaruar Gumi.

Komisioni i Venecias gjithashtu ka bere publik edhe opinionin zyrtar per ceshtjen e referendumit kushtetues, duke konfirmuar anti-kushtetueshmerine e kerkeses per referendum te Komitetit per mbrojtjen e Kushtetutes.

Top Channel