
Atehere kur jo pak procese po mbahen peng per vonesat ne egzekutimin e leterporosive, dhe kur disa ekstradime te rendesishme per drejtesine shqiptare nuk jane realizuar, Ministria e Drejtesise hedh syte nga ligji i bashkepunimit ndergjyqesor me synim per ta ndryshuar ate.
Nje grup specialistesh nga ky institucion, Prokuroria e Pergjithshme, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Jashtme te mbeshtetur edhe nga misionet Euralius dhe Opdate kane nisur rishikimin e ligjit me te debatuar edhe ne kohen e ish-prokurorit te Pergjithshem, Theodhori Sollaku, atehere kur ky i fundit u sulmua pikerisht per deshtimet e ekstradimeve.
Drejtoresha e Kodifikimit, Marsida Xhaferllari, pohon se ligji egzistues i perket 1995, dhe duhen bere ndryshime ne nenet per ekstradimin, leterporosite si dhe njohjet e vendimeve penale te huaja
Sipas Xhaferllarit po shqyrtohen modelet e Anglise, Cekise, Finlandes, Gjermanise, Hungarise, Malit te Zi, Suedise dhe Bosnje-Hercegovines, per te derguar ne komision te ligjeve nje version te ri te ligjit ‘Marredheniet juridiksionale me shtetet e huaja”
Top Channel