
Brenda gjashtemujorit te pare te ketij viti, ne te 14 spitalet e vendit do te mberrijne te gjitha medikamentet te cilat per here te pare po tenderohen nga drejtuesit e spitaleve.
“Spitalet do te dine te zgjedhin se cilat jane ato ilace te domosdoshme, thelbesore per veprimtarine e nje spitali”, ka bere te ditur ministrja e Shendetesise, Anila Godo.
Spitalet do te kene mundesi te administrojne te ardhurat e tyre dytesore, qe do te perfitohen nga sherbime kundrejt pageses. Por si do te perdoren keto te ardhura?
“Eshte vete bordi drejtues qe do te percaktoje nese te ardhurat do te sherbejne per motivimin e personelit, apo nese do te sherbejne per nje sherbim te ri qe mungon”, ka sqaruar Godo.
Zonja Godo deklaron se gjate periudhes qe ajo ka qene ministre jane identifikuar nga auditi i brendshem dhjetra raste abuzimi nga bluzat e bardha, disa prej te cilave jane derguar ne prokurori.
“Kemi nje numer te madh mjekesh qe jane ndeshkuar me largim nga puna, me gjoba ne para dhe mjeke te cuar ne prokurori”, ka shtuar Godo.
Brenda pak kohesh pritet te perfundoje faza e dyte e informatizimit te spitaleve, nderkohe qe ne QSUT sherbimi i higjenes, nje nder me problematiket do te privatizohet, c’ka do te sjelle nje tjeter sherbim.
Top Channel