Formula 1 po ndryshon forme

17/03/2009 23:35

Ne sezonin e ri 2009 te Formula 1, titulli kampion do te vendoset ne baze te fitoreve dhe jo te pikeve ne klasifikim.

Federata Boterore e Automobilizmit e mbledhur diten e marte ne France ka marre kete vendim dhe gjithashtu ka bere te ditur se sistemi i pikeve do te mbetet i njejte, vendi i pare do te marre 10 pike, i dyti 8 dhe i treti gjashte, nese dy pilote ne fund te sezonit do te jene me numer te barabarte fitoresh, atehere do te jene piket ato qe te do te bejne diferencen.

Keshtu federata nuk ka pranuar propozimin e skuadrave per te ndryshuar sistemin e pikeve dhe per t’i dhene 12 pike te parit, 9 te dytit dhe 7 vendit te trete.

Per sa i perket klasifikimit per kontruktore nuk ka ndryshuar asgje, gjithcka do te jete ne varesi te pikeve te te dy piloteve.

Nje sistem i tille nese do te behej nje vit me pare do te shpallte kampion bote Felipe Masen i cili kishte nje fitore me shume se sa kampioni ne fuqi Luis Hamilton edhe pse ky i fundit grumbulloi me shume pike.

Do te kete edhe detaje te tjera me te vogla te modifikuara per vitin 2009-te, por per me kureshtaret dhe mediat, FIA do te beje publike peshen e seciles makine menjehere pas gares, nderkohe per vitin 2010 do te kete edhe ndryshime te tjera.

Menjehere pas ketij vendimi shoqata e konstruktoreve FOTA ka shprehur zhgenjimin e saj per kete vendim te njeanshem qe ka marre Federata Boterore e Automobilizmit.

Ka qene presidenti i kesaj shoqate Luka di Montezemolo i cili ka shprehur zhgenjimin per vendimet e marra duke deklaruar se me keto ndryshime deri ne 2010-n rrezikohet qe Formules 1 t’i humbase thelbi qe e ben kete nder sportet me popullore ne bote.

Ne te njejten dite kur u morren keto masa te rendesishme per Formulen 1, ajo humbet dhe nje nder personazhet kryesore, Zhan Todt.

Ish-drejtori i pergjithshem i Ferrarit eshte larguar perfundimisht nga ky sport dhe vendimin e mori ne nje asamble te aksionereve te skuadres nga Maranelo.

Ai kishte marre drejtimin e skuadres italiane ne vitin 1993 si drejtor sportiv dhe ne vitin 2004 u emerua drejtori i pergjithshem.

Nga viti 2008 ai hoqi dore nga posti i drejtorit sportiv duke ia lene Stefano Domenikalit dhe tashme hoqi dore perfundimisht nga ky sport.

Ne periudhen qe ai drejtori Ferrarin, ata fituan 6 tituj kampion per pilote dhe 7 per konstruktore, duke mos lene menjane 98 cmimet e medha.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta