Fier, ish-kreu i keshillit te qarkut ne gjyq

17/03/2009 23:15

Nje leje e dhene ne menyre jo te rregullt do t’i kushtoje 3.2 milione leke ish-kryetarit te keshillit te qarkut te Fierit, Ferdinand Murati i cili aktualisht mban postin e kreut lokal te PD-se ne kete qytet.

Juristi i keshillit te qarkut shpjegon konfliktin ne lidhje me banesen ne qytetin e Patosit.

“Ne shkrese behet fjale per nje vendim te marre qe eshte marre ne menyre te paligjshme ne muajin qershor 2000. Eshte dhene nje leje ne kundershtim me ligjin e cila eshte shfuqizuar nga KRRTRSH-ja e Republikes. Qytetari duke pasur e dore nje leje te marre nga nje institucion i shtetit, e ka hedhur ne gjyq dhe ka kerkuar demin qe i eshte shkaktuar nga prishja e ketij objekti”, eshte shprehur juristi, Arap Shkopi.

Ish-kryetari i Keshillit te Qarkut Fier, Ferdinand Murati ka dhene kunderargumentet e tij.

“Nuk me eshte vene asgje ne dijeni, sot kam kerkuar disa dokumenta. Eshte nje mbledhje qe eshte bere ne qershor te 2000-shit ku jane marre rreth 50 vendime, nga keto nje ne Keshillin e Rregullimit te Territorit per te gjithe rrethin qe perbehet nga 17 veta ku ne ta futeshin edhe kryetar komunash, bashkie, juriste, inxhinier ndertimi etj. E drejta e marrjes se nje vendimi eshte me shumice votash, pra vota e kryetarit dhe vota e anetarit eshte e njejte”, u shpreh Murati.

Zyra permbarimore dergoi prane keshillit te qarkut Fier nje vendim ku kerkon shlyerjen nga ky institutcion te shumes ne favor te qytetarit te demtuar, ndersa keshilli i qarkut ka ankimuar duke pretentuar se ky vendim do bllokonte teresisht veprimtarine ekonomike.

Top Channel