Bruksel, Topalli: Prioritet aplikimit per ne BE

17/03/2009 20:10

Ne Bruksel, gjate nje takimi joformal me ministrin e Jashtem cek, Shvarcenberg, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli shprehu qendrimin e Shqiperise se aplikimi per vend anetar i Bashkimit Europian dhe liberalizimi i plote i vizave per qytetaret shqiptare jane prioritetet kryesore per vendin.

Ministri Shvarcenberg, duke shprehur mirekuptimin e tij per ceshtjen e liberalizimit te vizave, vleresoi reformat e ndermarra deri tani ne kete drejtim.

Gjate qendrimit ne Bruksel, kryetarja e Kuvendit dhe delegacioni moren pjese ne seancen e Asamblese Parlamentare te Euro-Mesdheut.

Ne kete seance Shqiperia u pranua si anetare me te drejta te plota dhe sic tha kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, Shqiperia do te kontribuoje plotesisht per te permbushur angazhimet e saj ne kete forum.

Top Channel