Urdherarrest per aktoren Lindsay Lohan

16/03/2009 10:30

Lindsay Lohan ndodhet serish ne telashe. Prokuroria ka nxjerre nje urdhearrest kunder aktores amerikane 22-vjecare, njoftoi policia e Beverly Hills.

Vendimi ka lidhje me arrestimin e saj ne majin e vitit 2007, kur Lohan u gjet duke ngare makinen ne gjendje te dehur, pas nje aksidenti.

Aktorja nuk ka respektuar kushtet dhe periudhen e proves, ne vecanti nuk ka ndjekur nje program sensibilizimi per demet nga alkooli, edhe pse ishte e detyruar ta bente.

Sipas avokatit te saj, Shawn Chapman Holley aktorja i ka respektuar kushtet dhe afatet e periudhes se proves, si dhe gjithe rregullat e gjykates. Ai tha se urdherarresti ka qene nje keqkuptim qe do te sqarohet.  

Top Channel