Sporting Lisbone, futbollistet marrin arratine

16/03/2009 15:05

Futbolli nuk pasqyron vetem fair play jashte fushe pasi mund te te ndodhe qe te humbasesh edhe jeten si futbollisti irakian Heidar Kazem apo kolumbiani Andres Escobar pasi shenoi nje autogol ne boterorin 1994.

Nga frika e dhunes se tifozeve, drejtuesit dhe lojtaret e skuadres se Sporting Lisbones kane braktisur qytetin pas humbjeve te turpshme ne te dyja ndeshjet e Champions League kunder Bayern Munchen (5-0, 7-2). Mbeshtetesit fanatike te klubit bardhjeshil kane derguar mijera letra me kercenime ne drejtim te ish idhujve te tyre por edhe ndaj drejtuesve.

Ne listen e te kercenuarve jane presidenti Felipe Soares Franco, trajneri Paulo Bento, portieri Rui Patricio dhe ylli Miguel Veloso qe nuk u aktivizua ne asnje prej dy takimeve. Per kete ceshtje, gazeta “A Bola” ka shkruar nje artikull te gjate ne numrin e sotem.

Top Channel