
Interesat e bonove te thesarit jane rritur serish duke bere presion per rritjen e interesave te kredive dhe rritjen e borxhit te qeverise. (UPDATE)
Ne ankandin e fundit te Bankes se Shqiperise, interesat e bonove me afat njevjecar arriten nivelin maksimal 9 per qind, duke u rritur me 0.6 per qind krahasuar me ankandin e dy javeve me pare.
Sipas eksperteve, rritja e interesave te bonove ne treg po vjen nga dy shkaqe. E para ka te beje me kerkesen e larte te qeverise per borxh, ku edhe ne kete ankand shuma e kerkuar nga qeveria ka qene me e larte se sa oferta e bankave dhe individeve.
Ndersa shkaku i dyte ka te beje me presionin qe sjell ne tregun e brendshem financiar, kriza boterore e likuiditeteve.
Prej kohesh individet jane bere nje nga furnizuesit kryesore te kerkeses se qeverise per para, nepermjet bonove te thesarit. Me interesat aktuale, bonot e thesarit jane bere nje nga instrumentat me joshes te investimit.
Sipas Bankes se Shqiperise, deri ne fund te vitit 2007 borxhi i qeverise shqiptare, i marre permes bonove te thesarit, ne total ishte 232.2 miliarde leke. Nga keto, rreth 30 miliarde ose 12 per qind e totalit jane financuar nga individet, ndersa pjesa tjeter nga bankat.
Bonot e thesarit kane nje norme interesi rreth 1.5 deri ne 2 per qind me te larte se depozita. Vlera me e larte e perfitimit, por lehtesimi i procesit per blerje te bonove te thesarit i ka bere qytetaret me te inetresuara.
Burime te Bankes Qendrore thone per Top Channel se financimet e individeve per qeverine rriten mesatarisht me 0.5 miliarde leke ne cdo ankand, duke dhene nje sinjal te qarte per hapjen e metejshme te tregut te huamarrjes publike, i cili prej shume vitesh ka qene gati monopol i bankave.
Sipas rregullave ne fuqi te Bankes se Shqiperise, kriteri i vetem qe duhet te plotesoje nje qytetar per te marre pjese ne nje ankand te bonove te thesarit, eshte ai qe shuma e ofruar duhet te jete jo me e vogel se 300 mije leke.
Top Channel