OSBE: Kriza do te sjelle rritje te krimit

16/03/2009 15:00

OSBE leshon alarmin se kriza globale, e cila tashme ka filluar te preke edhe Shqiperine, vec pasojave ekonomike, mund te ngreje edhe disa rreziqe te tjera, qe kane te bejne me sigurine publike. (UPDATE)

“Efektet e kesaj krize boterore per shume vende me te ardhura te uleta, si Shqiperia, tashme kane filluar te ndjehen pak nga pak. Sipas te dhenave del se ne vitin 2008 dergesat e emigranteve shqiptare ishin 700 milione euro, nje burim mjaft i rendesishem per vendin. Por per shkak te krizes, tendenca e tyre eshte ne renie, madje disa emigrante edhe mund te kthehen ne shtepi. Keto jane efekte qe duhen marre parasysh pas keto ngjarje nuk mund te kene tjeter pervecse pasoja negative ne mireqenien sociale. Per me teper ne te gjithe e dime se ne kohe krizash ka nje rrezik me te larte per rritjen e krimit dhe trafiqeve cka mund te sjellin edhe perkeqesimin e sigurise”, u shpreh ambasadori i OSBE-se, Robert Bosch.

Nderkohe ministri i Brendshem, Bujar Nishani, duke ju drejtuar perfaqesuesve te rreth 50 shteteve pjesemarrese ne forumin e 17-te te OSBE-se per ekonomine dhe mjedisin, eshte shprehur se, kriza financiare me te cilen po perballemi krijon nje kontekst ne te cilin mireqeninia afatgjate nuk mund te konsiderohet me si e mireqene.

Nishani eshte shprehur gjithashtu se, duhet te jemi te pergatitur per te qene reagues ne menyre te perbashket perkundrejt cdo sfide.

Top Channel