
Gara me makina e dy emigranteve, njeri shqiptar dhe tjetri rumun ne Kieti te Italise, i kushtoi jeten nje gruaje 93-vjecare.
Makina mercedes benz e shqiptarit u perplas me Ford Fiesten e viktimes, e cila udhetonte se bashku me te birin dhe nusen.
Te dy ata si dhe emigranti shqiptar ne drejtim te automjtetit tjeter ndodhen ne gjendje te rende ne spital. Ndersa rumuni qe udhetonte ne makinen tjeter se bashku me te vellane jane ne gjendje te mire. Qe te dy emigrantet qe po benin gara me makina u denoncuan per vrasje.
Ne nje histori te ngjashme, nje dite perpara ketij aksidenti, ishte perfshire nje tjeter shqiptar ne Ravena. Me makinen e tij ai mori nje kthese te gabuar ndoshta per shkak te mjegulles dhe perfundoi brenda ne dhomen e gjumit te nje shtepie, duke lene te vdekur ne vend ne shtratin e tij nje 91-vjecar. E shoqja e tij shpetoi, vetem sepse ishte zgjuar heret nga gjumi.
Top Channel