
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te miratoje sot projektbuxhetin e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit.
Institucioni i menaxhimit te proceseve elektorale ka perllogaritur shifren prej 6.8 milione dollaresh si kosto perfundimtare. Burimet nga KQZ-ja sqarojne se u eshte dhene materiali anetareve dhe perfaqesuesve te partive politike. Ne relacion detajohen te gjithe zerat qe perbejne buxhetin e ketyre zgjedhjeve.
Vrojtimi i procesit te numerimit te votave permes kamerave do te kushtoje per shqiptaret 1.4 milione dollare. Per here te pare ne Shqiperi, grupet e numerimit te votave do te kene mbi koke nje monitor dhe çdo flete votimi do te pasqyrohet ne te, ne kohen reale.
Ne ambientet e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve do te funksionojne monitored qe pasqyrojne aktivitetin nga 66
Komisionet Zonale Zgjedhore dhe procesi do te mund te ndiqet “online”, duke pare gjithe problemet e mundshme.
Sakaq, mbi nje milion dollare te tjera do te shkojne per pagat e mbi 41 mije komisionereve te niveleve te ndryshme. KQZ pritet te kerkoje shtypjen e 3195913
fleteve te votimit per zgjedhjet e 28 qershorit.
Top Channel