Dinamo do te apeloje vendimin e Komisionit te Disiplines

16/03/2009 23:35

Klubi “Dinamo” nepermjet avokatit te saj kerkon apelimin e vendimit te dhene nga Komisioni i Disiplines te FSHF-se i cili vendosi t’i jape fitoren ne tavoline 2-0 Vllaznise.

Ky rezultat sjell kualifikimin e metejshem te shkodraneve duke qene se ndeshja e pare mes tyre ne “Loro Borici” ka perfunduar me rezultatin 2-1.

Nderkohe per ciftin tjeter Partizani-Flamurtari eshte vendosur qe te zhvilloje nje tjeter ndeshje ne nje fushe asnjanse edhe pse keto dy skuadra kane aktivizuar lojtare te cilet kane luajtur me pare ne kete sezon me skuadra te tjera.

“Ekipet qe kane bere kete gabim dy here nuk penalizohen, ndersa Dinamo e ben kete gabim pasi e kishin bere edhe skuadra te tjera dhe penalizohet. Do te ndjekim te gjitha procedurat ankimuese”, eshte shprehur avokati i klubit “Dinamo”, Alban Mesonjesi.

Top Channel