Basha ne Gjykaten e Larte

16/03/2009 10:00

Ish-ministri i Transporteve, Lulzim Basha u paraqit sot ne Gjykaten e Larte per ceshtjen Durres-Kukes.

Ministri shoqerohet edhe nga ish-drejtori Juridik i Rrugeve, Andi Toma dhe pritet qe sot te jepet vendimin mbi kerkesat e avokateve mbrojtes.

Gjykata e Larte do te publikoje sot qendrimin e saj, nese ceshtja penale, ne ngarkim te Bashes, nen akuzen e shperdorimit te detyres dhe abuzim me fondet ne rrugen Durres – Kukes, do te vazhdoje apo jo.

Avokati i zotit Basha ka kerkuar me pare pavlefshmerine e veprimeve hetimore te Prokurorise se Pergjithshme, ne lidhje me kete ceshtje.

Top Channel