Australi, gjenden pjese te trupit te 11-vjecares
16/03/2009 13:35
Policia australiane ka gjetur pjese te nje trupi, qe mendohet t’i perkasin nje vajze 11-vjecare, qe dyshohet ta kete ngrene krokodili. Vajza ishte zhdukur qe dje ne nje lume ne juglindje te Darvinit.
Pjeset u gjeten 450 metra larg vendit te zhdukjes, ndersa do te kryhen analizat e ADN-se per te bere identifikimin. Vajza ishte duke notuar se bashku me tre femije te tjere, te cilet treguan se kishin pare bishtin e nje krokodili prane vendit ku notonte shoqja e tyre.
Autoritetet kane lajmeruar njerezit te tregohen te kujdesshem kur notojne gjate sezonit te lagesht per shkak te pranise se krokodileve.
Top Channel