Trajneri promovon Kapllanin titullar

14/03/2009 08:35

Edmond Kapllani do të luajë nga minuta e parë në një nga ndeshjet më të rëndësishme të Karlsruhes, atë kundër Arminia Bielefeldit, e konsideruar si një supersfidë për mbijetesën në Bundesliga 1.

Sipas informacioneve të fundit, sulmuesi shqiptar (15 ndeshje këtë sezon/asnjë gol) do të jetë partner sulmi i Sebestian Frajs (7 gola këtë sezon).

“Ne kemi nevojë që në një situatë apo një tjetër, një lojtar me cilësi të mira në gjuajtjet me kokë”, u shpreh për agjencinë e lajmeve gjermane “Dpa” trajneri i Karlsruhes, Edmund Beker.

Ndeshja e radhës është një ndër më të rëndësishmet për skuadrën e Karlsruhes, e cila si objektiv të vetëm sezonal ka shpëtimin nga rënie një kategori më poshtë. Prandaj synimi i vetëm i saj është fitorja ndaj Amrinias, përndryshe do të duhet t’i thotë lamtumirë sezonit.

Karlsruhe është skuadra që ka shënuar më pak gola, vetëm 18 në 23 ndeshje. Kapllani ka mundur të fitojë duelin me Saglik, dhe tashmë shikohet si një garanci për të shënuar gola në këtë sfidë nga trajneri Beker.

Top Channel