
Shqipëria në rënien e lirë në lidhje me performancën e ekipeve shqiptare në Kupat në Evropës.
Një gjë të tillë e konfirmon rifreskimi i renditjes së UEFA-s për sa u përket kampionateve dhe të klubeve të Kontinentit të Vjetër, ku ekipet tona të futbollit po shënojnë një rënie të lirë.
Këtu skuadrat shqiptare humbasin konkurrencën në arenën kontinentale. Për të arritur në këtë përfundim janë përllogaritur koeficientet e tyre në 5 sezonet e fundit. Sipas koeficientit të përbashkët pesë sezoneve të fundit, Shqipëria renditet e 43-ta me 3.999 pikë.
Klubet shqiptare tona gjatë kësaj periudhe (2004-2009), kanë kaluar vetëm 6 herë në turin e dytë të turneve evropianë, ku përfshihet Kupa UEFA dhe Liga e Kampioneve. Kjo paraqitje e dobët ka bërë që ne të humbasim vende në klasifikimin e UEFA-s. Formula e re e UEFA-s siç dihet kualifikon 4 ekipe në kupat e kontinentit, 1 në turin e parë kualifikues të Ligës së Kampioneve dhe 3 në Kupën e Ligës së Evropës, që zëvendëson UEFA-n.
Këtë privilegj e kanë federatat nga pozicioni i 35 deri në të 47, por nëse zbret më poshtë skuadra që merr pjesë në Ligën e Kampioneve duhet ta nisë nga faza paraeliminatore. Kjo do të dëmtonte shumë futbollin shqiptar që pa të kalonin në turin e dytë për herë të fundit brenda të njëjtit sezon 2 ekipe njëherësh, në 2004-’05. Tirana në Ligën e Kampioneve dhe Partizani në Kupën UEFA bënë të kemi pak qëndrueshmëri, por nëse dështojmë në sezonet e radhës, ku dhe konkurrenca është shtuar do të pozicionohemi vendet e fundit të renditjes aty ku sot janë Ishujt Faroe, Luksemburgu apo Malta.
Koeficienti i ekipeve shqiptare ka rënë nga 0.1000 në sezonin 2004/2005 në 0.666 në sezonin 2008/2009. Vetëm në dy sezonet e fundit kemi humbur dy pozicione, duke u zhvendosur nga vendi i 41-të në atë të 43-in. Për të përllogaritur koeficientin e Shqipërisë për sezonin e vitit 2008-2009, organizmi më i lartë i futbollit në Evropë u është referuar të dhënave të tri ekipeve shqiptare, të cilat kanë marrë pjesë së fundmi në Kupat e Evropës, pikërisht Dinamo në Champions League dhe Vllaznia e Partizani në Kupën UEFA.
Në krye të tri skuadrave shqiptare, qëndron Vllaznia, e cila mori pjese në dy ture të Kupës UEFA, ku luajti katër ndeshje me një bilanc: 1 fitore, 1 barazim dhe dy humbje. UEFA e vlerëson me 2.0 pikë performancën e shkodranëve. Partizani ka luajtur dy ndeshje, 1 barazim dhe një humbje dhe vlerësohet me 1.5 pikë.
Zero pikë për Dinamo që në dy ndeshjet e luajtura në turin eliminator të Championsit fiksoi dy humbje. Mesatarja e 3 ekipeve ka nxjerrë edhe koeficientin 0.666 të Shqipërisë në 2008/2009.
Top Channel