PS: Shqiperia ne krize, qeveria e shurdher

14/03/2009 13:30

Partia Socialiste ka deklaruar serish se vendi ndodhet ne krize, duke e quajtur qeverine aktuale te shurdhet.

Partia me e madhe e opozites rendit renien e konsumit, te importeve me 30 perqind dhe pergjysmimin e te ardhurave nga emigrantet si tregues te qarte se vendi eshte perfshire nga kriza.

“Sot ka nje krize varferie, kur fshatareve u duhet te groposin prodhimet e tyre qe me aq mund kultivuan kete vit. Ka nje krize varferie dhe renie te fuqise blerese, kur leku humbet nga nje pike cdo dy dite ne treg”, tha nensekretari per programin politik, Ervin Bushati.

Ai theksoi se argumentat dhe propaganda e qeverise per rritjen ekonomike, jane te kota dhe se shqiptaret nuk mund te mbajne kete qeverisje edhe per kater vjet te tjera.

Top Channel