
Ne pervjetorin e tragjedise se Gerdecit, Ministria e Shendetesise i jep nje certifikate mirenjohjeje ambasadorit italian ne Tirane, Saba D’Elia per kontributin qe dhane punonjesit e ambasades per te transportuar urgjent disa nga te plagosurit rende me qellim kurimin e tyre ne spitalet e Italise.
“I jemi mirenjohes Italise dhe falenderojme ambasaden italiane per organizimin e nje asistence te shpejte qe beri per tragjedine e Gerdecit”, ka deklaruar ministrja e Shendetesise, Anlia Godo.
Nga ana e tij ambasadori italian ka falenderuar Ministrine e Shendetesise duke premtuar vazhdimin e bashkepunimit.
“Eshte nje shenje e miqesise dhe bashkepunimit te shkelqyeshem qe ekziston ndermjet Ministrise se Shendetesise dhe ambasades italiane. Ne jemi ketu per te forcuar me tej kete bashkepunim, per te punuar me ju dhe strukturat e ministrise per nevojat urgjente shendetesore te popullit shqiptar”, eshte shprehur D’Elia.
Ambasadori italian ka kerkuar rishikimin e nje marreveshjeje te nenshkruar 2 vjet me pare per 18 projekte te rendesishme, te cilat ende kane mbetur ne leter.
Top Channel