Itali, pranga 2 shqiptareve per prostitucion

14/03/2009 17:15

Dy te rinj shqiptare jane arrestuar nga policia italiane ne krahinen e Kazertes, nen akuzen e favorizimit dhe shfrytezimit te prostitucionit.

Lajmin e bejne te ditur mediat italiane, sipas te cilave shqiptaret, te dy 29 vjec, ishin martuar me dy motra italiane per te fituar dokumentet, por njekohesisht i detyronin ato te prostituonin.

Tani dy te rinjte do te japin llogari para drejtesise per kryerjen e akteve kriminale dhe pritet qe pas shlyerjes se denimit te debohen nga vendi.

Top Channel