
Kaosi që ka përfshirë një pjesë të madhe të federata sportive shqiptare, shënon edhe një kapitull tjetër.
Tashmë pas një ankese të Flobens Dilaverit, me cilësinë e presidentit të Federatës Shqiptare të Gjimnastikës ka bërë që çështja të merret në shqyrtim nga Këshilli i Arbitrazhit Sportiv.
Ky i fundit, pasi ka shqyrtuar ankesën e zotit Dilaveri, ka vendosur të shpallë të pavlefshme zgjedhjet e mbajtura më datën 7 shkurt 2009 në këtë federatë ku u zgjodh president deputeti i PD-së, Aleksandër Biberaj. Sipas KAS-it këto zgjedhje janë të vlefshme, sepse nuk janë respektuar procedurat e parashikuara në rregullore.
Po ashtu, ky komitet ka rrëzuar pjesërisht kërkesën e Dilaverit në lidhje me urdhërimin e zhvillimit të zgjedhjeve të reja. Tashmë pritet reagimi i MTKRS, e cila njeh për president Aleksandër Biberajn.
Top Channel