
Diten e veres, Kryeministri Sali Berisha do ta festoje ne qytetin e Elbasanit, aty ku edhe tradita e kesaj feste ka
mbetur e pandryshuar.
Si nje vit elektoral ku fushata ka ndezur tonet e saj edhe kjo vizite festive nuk do te mungoje qe te shfrytezohet nga kreu i ekzekutivit si kredhja e radhes ne elektorat. Berisha fillimisht do te beje nje vizite ne nje kompani private, e cila ka pasur nje seri me probleme per shkak te cilesise se ajrit dhe ndotjes se mjedisit ne kete zone.
Me pas, shefi i qeverise do t’i rikthehet festes me viziten qe cdo Kryeminister kryen ne panairin “Dita e Veres-2009” qe hapet per cdo vit ne kete qytet. Por nuk do te mungoje as strategjia elektorale e “uljes gju me gju me popullin”.
Nje pjese te kohes se tij ne kete qytet, Berisha do ta kaloje edhe me traditen e shkembimit te vizitave ne shume familjeje elbasanase, me rastin e festimeve te Dites se Veres.
Por festimeve ne kete dite ne Elbasan do t’i bashkohet edhe ish-kryeministri Fatos Nano, qe shpeshhere me 14 mars eshte ndalur ne kete qytet. Kete here Nano shkon si nje mik i vecante ne kete qytet.
Top Channel