Nuk do te kete asnje duet romantik mes Rihannes dhe te dashurit te saj Chris Brown. Pavaresisht lajmit te disa diteve me pare, se cifti bente prova ne nje studio regjistrimi, nje burim prane studio tha per revisten “People”, se asgje nuk ishte e vertete.

Burimi sqaroi se pas incidentit te muajit te kaluar, Chris dhe Rihanna nuk kane bashkepunuar. Ndersa disa muaj me pare u tha se te dy kishin regjistruar zerat, u mesua se kenga nuk u realizua asnjehere prej tyre, por u perdor per artiste te tjere.

“Qe prej shkurtit, ata nuk kane regjistruar asgje bashke”, tha burimi. Konfuzioni u krijua pasi dy te dashurit regjistruan vitin e kaluar nje duet te titulluar “Stronger”, qe do te ishte pjese e albumit te Rihannes, por qe ne fakt nuk u lancua asnjehere.

Top Channel