Shperthim ne Uren Vajgurore, plagoset elektricisti

13/03/2009 11:45

Nje shperthim i ndodhur ne nje gurore ne Uren Vajgurore plagosi nje punonjes te elektrikut, i cili po punonte per montimin e nje shtylle te tensionit te larte ne zonen ku ndodhet gurorja.

Lavdosh Cako, eshte goditur nga guret e hedhur ne ajer. I plagosuri ndodhet nen mjekimin e mjekeve jashte rrezikut per jeten.

Elektricisti ndodhej se bashku me dy koleget e tij duke punuar ne lagjen Gur i Bardhe. Pas goditjes nga guret ai eshte rrezuar edhe nga nje lartesi e konsiderueshme.

Policia ka nisur hetimin per sqarimin e rrethanave dhe duket se te dhenat e para flasin per mosrespektim te procedurave gjate realizimit te shperthimit te eksplozivit.

Top Channel