
Deputeti i LSI-se Nikollaq Neranxi ka deklaruar se, akuza e ngritur ndaj tij nga Prokuroria e Pergjithshme eshte nje sulm i paster politik per shkak te denoncimit prej tij te korrupsionit qeveritar.
“E gjithe kjo eshte nje false kunder nje opozitari te vendosur. Kjo eshte nje lufte politike qe mund te kete nje kosto financiare per biznesin e familjes sime. Une, me prova dhe fakte kam denoncuar korrupsionin, vjedhjen e pronave dhe evazionin fiskal ku jane perfshire lidhjet nepotike te Ridvan Bodes. Por ky skenar politik do te mbetet nje leter e zhubrosur per ata qe e ideuan”, ka pohuar Neranxi.
Deputeti i LSI eshte shprehur gjate komunikimit per shtyp se kerkesa per hejqjen e imunitetit mbart sipas tij nje sere gafash ligjore.
Ai ka shtuar se, ka qene i hapur per prokurorine dhe per kete i kishte shkruar edhe prokurores se pergjithshme, e cila i kishte lene takim ne daten 26 mars te ketij viti, qe sipas Neranxit nuk eshte respektuar.
Top Channel