Kledi Kadiu, i dashuruar me prezantuesen italiane
13/03/2009 11:45
Balerini shqiptar Kledi Kadiu eshte dashuruar me nje prezantuese italiane. Behet fjale per Giorgia Surina, prezantuese e MTV-se.
Ndersa Klejdi ka publikuar librin e tij, “Jeta ime, me mire se nje perralle”, e dashura mund te shfaqet se afermi ne nje film.
Cifti ka terhequr vemendjen e revistave roze ne Itali, qe kane publikuar foto, ndersa festonin Shen Valentinin. Tashme zerat se mes balerinit dhe aktores kishte lindur nje histori dashurie, jane te sigurta.
Balerini shqiptar i “Amici” kishte deklaruar se eshte dashuruar me nje vajze me pervoje, te njohur, per te cilen ishte krenar, por asnjehere nuk kishte permendur emrin e saj.
Top Channel