
Eleminimi nga Champions League ka ngjallur zemerimin e teknikut te Juventusit, Claudio Ranieri, i cili ka shenjestruar sulmuesin David Trezeguet.
“Eshte nje sjellje prej femije te llastuar. E zevendesova sepse ne fushe ishim 9 lojtare pasi ai nuk kishte prekur top me kembe gjate pjeses se dyte. Vendosa te aktivizoja Amaurin ne menyre qe te vraponte bashke me te tjeret”, shprehet Ranieri, duke nisur nje konflikt brenda dhomave te zhveshjes me sulmuesin francez.
“Shpresoja qe David te kishte fituar besimin pas golit ne Palermo qe vinte pas 4 muajsh pushim. I kam dhene minutat maksimale dhe me duket se e kam pasur ne konsiderate. Eshte e dukshme qe ai nuk mendon te njejten gje”, ka theksuar tekniku, duke iu referuar deklarates se sulmuesit, i cili tha, “Nderrimin nuk e kuptova”.
Ne vijim Ranieri flet per zhgenjimin qe i ka dhene sulmuesi me kete sjellje. “Ndihem i tradhetuar nga Trezeguet si njeri dhe kjo eshte gjeja me e keqe. Nuk kam menduar asnjehere ta le jashte stolit por neve na interesojne njerez qe duan te luftojne”, perfundon Ranieri.
Top Channel