Higuain: T’i kthejme syte nga kampionati

13/03/2009 16:30

Eleminimi nga Champions League vazhdon te mbaje moralin e ulet ne radhet e Real Madrid edhe pse tashme gjithcka ka perfunduar ne “Anfield Road”.

Sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain kerkon te rrise humorin e shokeve te skuadres duke u kujtuar se ata jane ende ne gare per kampionatin pasi vendi i pare ndodhet vetem 6 pike larg. “Jemi ne nje moment shume delikat por ne kampionat jemi 6 pike larg Barcelones. Duhet te fitojme ne Bilbao per te mos humbur terren ndaj katalanasve. E dime se jemi ne gjendje te fitojme kampionatin”, thekson Higuain.

Ne vijim te intervistes, ai ka folur edhe per pokerin e golave te pesuar nga Liverpool. “Eshte shume e trishtueshme te eleminohesh ne kete menyre. Humbemn te gjithe nga kjo ndeshje”, nenvizon argjentinasi, duke shtuar se tashme syte duhet t’i kthejne nga objektivi i vetem i ngelur ne gare, Primera Division. 

Top Channel