
Kryetari i opozites, Edi Rama, dy dite para 15 marsit, pervjetorit te tragjedise se Gerdecit, po vijon aksionin e tij politik te sensibilizimit dere me dere qytetaret e Tiranes per te marre pjese ne mitingun e dites se diele ne oren 18 ne sheshin Skenderbej.
Kjo plage e rende ne shoqerine shqiptare, eshte shprehur Rama me banore te ndryshem ne bllokun Mine Peza, ka nevoje te kujtohet qe te mos perseritet me kurre.
Por si edhe heret e tjera, atij iu desh te perballej edhe me disa probleme qe shqetesojne sot qytetaret. “Saliu thote se Shqiperia eshte vendi me i mire ne bote, por ne e ndjejme, ne qe jetojme”, eshte ankuar nje banor i moshuar.
Nderkohe qe kreu i PS ka dhene pergjigjen e tij. “T’i leme politikanet ne sherrin e tyre dhe te bejme nje bashkim te madh qytetaresh me 15 mars ne sheshin Skenderbej dhe t’i japim fuqi ndryshimit”, ka theksuar ai.
Kryetari i opozites i ftoi qytetaret ne manifestim ne 15 mars per te gjithe familjet shqiptare qe duan jetese me te mire dhe per te gjithe ata te rinj dhe te reja qe kane zgjedhur te jetojne ne kete vend.
“Lajmeroni gjithe familjaret sepse nuk duam te bejme nje miting partie, por nje miting qytetar pasi te bashkuar mund t’i sherojme plaget”, ka shtuar Rama.
Aksioni politik i shefit te socialisteve po prek cdo lagje te Tiranes, aksion qe ka ne thelb apelin per pjesmarrje ne mitingun e 15 marsit, me moton “mos harro”.
Top Channel