Beyonce: Me pelqen misteri ne jeten private

13/03/2009 19:15

Beyonce ka nisur fushaten promovuese te filmit te saj te ardhshem “Obsessed” qe do filloje te shfaqet ne daten 17 korrik.

Ne nje interviste per revisten “Los Angeles Confidential”, kengetarja, aktorja dhe bashkeshortja sensuale flet per filmin e saj me te fundit ku interpreton ne rolin e gruas se nje menaxheri te suksesshem. Jeta e familjes se tyre kthehet ne nje ankth kur bashkeshorti behet objekt sulmi nga nje stazhist.

“Me pelqen shume ky rol sepse eshte nje grua e forte dhe e gatshme per te shpetuar familjen e saj”, thekson Beyonce. Ne vijim, ajo flet per femijerine dhe kulturen qe i ka dhene familja. “Nuk e kam harruar asnjehere ate cfate me kane mesuar prinderit”, shton kengetarja.

Per jeten private te Beyonce dihet shume pak edhe pse ajo eshte vazhdimisht e ekspozuar ndaj mediave. “Eshte bukur te rrethohesh nga misteri. Une e kam kaluar jeten duke punuar dua qe njerezit te me vleresojne per ate qe bej. Jeta ime private eshte shume normale dhe dua qe ta mbaj larg syve te kureshtareve”, perfundon Beyonce. 

 

Top Channel