Berisha, akuza Rames nga Shkodra

13/03/2009 20:05

Kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur Shkodren per te sulmuar ashper rivalin e tij kryesor politik, Edi Rama.

Deklaratat kunder kreut te Partise Socialiste, kryeministri Berisha i beri ne nje takim me studentet, pasi inauguroi rindertimin e sheshit te qytetit te Shkodres.

“Edi Rama del lakuriq ne plazhet e botes. Harrojeni Edi Ramen qe shkel kodin e vdekjes. Harrojini keto dhe mos ia falni kurre. U ngrit pas 18 vitesh liri dhe numeronte votat per te mbajtur karriken e tij. Kjo tregon se ai eshte nje rrezik potencial per lirine”, ka deklaruar Berisha.

Kryeministri beri ne Shkoder disa premtime te reja elektorale per mandatin e dyte qeverises, duke deklaruar se qeveria e tij shkon ne zgjedhje me premtime te mbajtura dhe si nje vend anetar i NATO-s.

Deklarata citon kryeministrin te kete thene se Rama dhe Meta jane gjysmat e kalbura te nje molle me te cilet nuk ben koalicion.

Por, sic thuhet ne deklaraten e Partise Demokratike Edi Rama urdheron mediat e kontrolluara prej tij te trillojne deklarata te paqena per shkak te luftes politike brenda opozites.

Top Channel