
Shqipëria ka zbritur sërish një vend në renditjen e FIFA-s për kombëtaret e të gjithë globit në muajin mars.
Kuqezinjtë e udhëhequr nga trajneri Ari Han janë në kuotën e 420 pikëve dhe pozicionohen të 80-ët, një vend më poshtë se në muajin shkurt, ku kishin edhe 18 pikë më shumë.
Duket se barazimi 0-0 në Maltë ka pasur një ndikim jo të vogël në këtë ndryshim të Shqipërisë në renditjen e përmuajshme të publikuar nga FIFA.
Në këtë klasifikim kemi mundur të lëmë pas vende si Austria, Bjellorusia, Qipro etj. Ecuri jo të mirë ka pasur edhe rivali ynë i radhës në eliminatoret e Botërorit, Hungaria, që ka zbritur 5 vende (e 48-a). Renditja e ekipeve të tjera të grupit është kjo: Portugalia (10-a), Suedia (25-a), Danimarka (38-a), Malta (146-a).
Për sa i përket pozicionimit të Kombëtares sonë në renditjen e UEFA-s, nuk ka ndryshuar asgjë. Djemtë e trajnerit holandez, Ari Han, vazhdojnë të mbajnë vendin e 37-të nga 53 vende anëtare të organit më të lartë të futbollit në Kontinentin e Vjetër.
Top Channel