Rummenigge: Ribery do qendroje deri ne 2011-en

12/03/2009 16:50

Franck Ribery vazhdon te jete tema qendrore ne kampin bavarez. Kete here ka nderhyre presidenti Karl-Heinz Rummenigge, i cili hedh poshte mundesine e largimit te sulmuesit para perfundimit te kontrates ne fund te sezonit 2011.

Ne nje interviste per televizionin “Premiere”, shefi i shoqerise bavareze i ka dhene nje sinjal mjaft te qarte lojtarit francez, duke i bere me dije se Bayern Munchen nuk ka ndrment ta shese. “Ne nuk do ta leme te largohet nje lojtar si Ribery qe ka nje kontrate e cila skadon ne vitin 2011. Kur ke nje lojtar te tille, vullneti per ta mbajtur eshte shume i madh. Eshte nje lojtar spektakolar shume i dashur nga tifozet”, thekson Rummenigge.

Ne vijim te intervistes ai mohoi interesimin per bjellorusin e Barcelones, Hleb. “Bayern nuk ka asnje qellim per ta sjelle ne Gjermani kete lojtar”, perfundon presidenti i kampioneve te Bundesliges.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta