Ruli: Mund te frenojme rritjen e cmimit te energjise

12/03/2009 15:45

Qeveria pranon se privatizimi i Operatorit te Shperndarjes sjell edhe disa rreziqe per te ardhmen, qe burojne nga monopoli i privatit por edhe pushteti i tij financiar per te ndikuar tek institucionet qe do te kene kompetencat per te vendosur cmimet e energjise.

“Rreziku ekziston edhe ne vendet me te zhvilluara, por me shume se nje panik duhet marre si nje pergjegjesi per te hartuar politika te kujdesshme”, u shpreh Ruli.  

Megjithate Ruli deklaron se edhe pas privatizimit qeveria do te kete disa mekanizma per te mbrojtur qytetaret.  

“Arritja e pare dhe kryesore qe do te ndihet menjehere eshte se do te kemi energji te vazhdueshme. Fakti qe ne kemi prodhimin na jep instrumenta te ndikojme ne tregun e energjise si ne furnizim ashtu dhe ne tarifa”, u shpreh Ruli.

Sipas kreut te energjitikes vlera e Operatorit te Shperndarjes, krahasuar me 2007 ra jo per shkak te keqmenaxhimit, por nga rritja e cmimit te energjise ne tregun boteror.

Ne kete pike, sipas Rulit, transferimi i 60 milione eurove borxhe nga OSSH tek KESH eshte nje veprim i imponuar nga vete kushtet e tenderit te percaktuara qe ne vitin 2007. Sipas te dhenave zyrtare aktualisht tre kompanite energjitike, OSSH, OST dhe KESH kane nje borxh total prej 150 milione euro, nga te cilat shperndarja ka vetem nje pjese te vogel.  

Top Channel