
Eleminimi nga Champions League per Interin nuk ka shkaktuar vetem dhimbje por edhe shume inat.
Protagonist eshte bere serish trajneri Mourinho, i cili mendohet te kete goditur nje tifoz te “Red Devils” dhe per kete ceshtje Policia Britanike ka nisur nje hetim. Lajmin e ben te ditur radioja “Talk Sport”, sipas se ciles, gjesti i pazakonte ka ndodhur ne afersi te autobusit ziklater gjate largimit nga stadiumi “Old Trafford”.
Forcat e rendit po analizojne pamjet e sigurise. Nderkohe, shoqeria e Interit ka pergenjeshtruar lajmin qe e ka dhene edhe gazeta “The Guardian”. Gazeta “The Sun” ka ftuar te gjithe deshmitaret ne vendngjarje te japin te dhenat e tyre rreth ketij akti qe mendohet te jete denoncuar nga vete i dhunuari prej trajnerit portugez.
Top Channel