
Cmimet e biletave per koncertin e kengetarit Michael Jackson ne Londer, kane arritur shifra stratosferike. Koncerti eshte parashikuar te zhvillohet ne O2 Arena ne muajin korrik dhe interesimi ishte shume i madh. (UPDATE)
Ne faqen e internetit te Jackson dolen ne shitje biletat per fansat, por disa minuta me pas ato u gjeten ne nje tjeter faqe, por me nje cmim disa here me te larte. Cmimi i nje bilete arriti ne 2700 euro.
Faqja doli jashte funksionit per shkak te klikimeve te 1,5 milione personave te interesuar. Sipas BBC, Michael vendosi te shtoje edhe 50 koncerte te tjera, nga dhjete te tilla qe kishte planifikuar per te mbajtur ne Angli.
Burime zyrtare nga stafi i kengetarit bejne me dije se Jackson ka vendosur te zhvilloje plot 50 koncerte deri ne 24 shkurt te vitit 2010 duke pare interesimin e madh te fansave.
Top Channel