
Ka bere qe flamuri shqiptar te ngrihet ne shume pedana jashte vendit si dhe ka sjelle disa medalje ne aktivitetet prestigjioze te peshengritjes, por kete here eshte lene jashte, pa te drejte sipas tij.
Endri Haxhihyseni, pas nje periudhe te gjate shkeputjeje, tashme e sheh veten jashte ekipit kombetar edhe pse ka treguar nje forme te mire ne pergatitjet per Kampionatin Europian qe do te zhvillohet ne Rumani ne 4 prill.
“I kerkoj federates te shkoje ne gare ai qe e meriton. Ketu eshte ne loje karriera e nje sportisti”, shprehet peshengritesi. Nje mbledhje e Federates se Peshengritjes ka lene jashte kombetares Haxhihysenin qe edhe pse ka kerkuar gare prove, nuk eshte marre parasysh dhe ne vend te tij jane caktuar sportiste qe nuk kane zhvilluar gara fare.
Top Channel