“Gerdeci”, Leskaj: Te ndeshkohen pergjegjesit

12/03/2009 11:20

Kryetarja e grupit kuvendor socialist, Valentina Leskaj, kerkon ndeshkimin e personave pergjegjes per tragjedine e Gerdecit, ndersa qeveria te kompensoje materialisht te prekurit nga shperthimi i 15 marsit te kaluar.

Duke folur ne sallen e kuvendit, pak dite para nje-vjetorit te tragjedise, Leskaj, kerkoi qe te gjithe shqiptaret te mblidhen te dielen ne sheshin “Skenderbej”, per te kerkuar qe Shqiperia te shpetoje nga Gerdeci, qe ka qene edhe simboli i qeverise “Berisha”.

“Gjate ketij viti qeveria u perpoq te ushtronte kontroll, nderhyri ne procesin e hetimeve, u perpoq te shmangte vemendjen, por Gerdeci nuk mund te harrohet”, u shpreh Leskaj.

E ndersa kerkon qe Prokuroria te zbardhe sa me pare ceshtjen, Leskaj, theksoi se Kryeministri nuk ka patur kurajo te kerkoje ndjese, ndersa ka nisur t’i quaje skandalet e herepashershme, standarte.

Pas perfundimit te fjales, ka qene kryetarja e kuvendit, e cila ka kerkuar sqarime se perse nuk permendet emri i Mihal Delijorgjit ne salle.

Menjehere Leskaj, u kunderpergjigj duke i thene Topallit, se nese ajo ajo ka informacione dhe nuk i ka cuar ato ne prokurori, atehere ajo eshte bashkepunetore dhe ka kryer nje krim.

Top Channel