
Në pikëpyetje është e ardhmja e sulmuesit të Shqipërisë, Besart Berishës, pas këtij sezoni.
Drejtuesit e klubit danez të Horsens, ku kosovari militon që nga janari i këtij viti, janë ende të pavendosur, nëse do të bëjnë përpjekje për ta mbajtur në ekipin e tyre edhe pas përfundimit të huazimit të tij në qershor të 2009-ës.
“Besartit i pëlqen të jetë në Horsens dhe ne e duam atë, por nuk e di nëse ai do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit pas fundit të këtij sezoni”, ka thënë drejtori sportiv i Horsens, Jesper Hansen.
“Koha e qëndrimet të tij te Hamburgu, Bërnlei apo te Rosenborg, kanë qenë të shkurtra. Unë mund të them se është herët të përcaktohet se sa kohë do të mund të qëndrojë Berisha te klubi ynë. Sigurisht, me shumë rëndësi do të jetë marrëveshja ekonomike”, theksoi ai. Sipas drejtorit sportiv të danezëve, Berisha është një futbollist që ka nevojë për më tepër minutazh në fushë dhe siguri, të cilat në Horsens i ka në dispozicion.
Top Channel